Treg

Transporti publik nuk nis të hënën!

Me ç’duken bathët të pamundurit që po zvarriten rrugëve për të kryer detyrat dhe nevojat më këmbë, në mungesë të transportit publik në vend, do të vijojnë njëjtë; nuk dihet se për sa.

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik përmes një deklarate për shtyp i qëndron konseguente qëndrimit që ka mbajtur që në krye të herës: “Pa marrjen e masave mbështetëse nga qeveria, nuk do të ofrohet shërbim publik pasi protokolli strikt i sigurisë i bën kompanitë të mos përballojnë dot financiarisht aktivitetin e tyre”

“Subjektet e licensuara për kryerjen e këtij shërbimi, unanimisht shprehen se, ky lloj shërbimi nuk mund të kryhet sipas protokollit të propozuar nëse nuk do të ketë njëkohësisht ndërhyrjen e strukturave shtetërore për subvencionimin e kapactitetit të munguar si rezultat I zbatimit të këtyre masave.”- citon Unioni I Shoqatave të Transportit Publik.

Unioni kërkon: Transport Publik Falas për të gjitha kategoritë e udhëtarëve gjatë kohës së pandemisë, të garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qëndrore dhe vendore përgjegjëse, si praktikë e ndjekur nga vendet e tjera të Rajonit dhe BE-së. Në këto kushte operatorët garantojnë një gadishmëri maksimale për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë.

Si alternativë të dytë në pamundësi të realizimit të transportit falas, propozohet nga operatorët :

Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë, heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Po ashtu kërkohet zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

“Vetëm miratimi dhe zbatimi i këtyre lehtësirave do të mundësojnë kryerjen e shërbimit të transportiti publik  sipas portokollit të publikuar. Në këto kushte deklarojmë se subjektet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas në cdo datë që mund të urdhërohet rifillimi i këtij shërbimi , do të refuzojnë kategorikisht shërbimin në linjat përkatëse në nivel  kombëtar.”- thotë Unioni.

Deri më tani nga qeveria nuk ka asnjë sinjal për plotësimin e këtyre kërkesave që rrjedhimisht do të ndikojë në vazhdimin e bllokimit të transportit publik.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë