Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë. Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.
Ministria thotë se “Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.”
Ministria e Infrastrukturës bën me dije se Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe vetë Ministria do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve.
Ministria u bëën thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




