Një nga autobusët e linjës së “Kombinatit” ka shërbyer sot ( e mërkurë) si test nga shoqatat e transportit publik për të vërtetuar se vendimi i qeverisë për ti dhënë dritën jeshile rinisjes nga puna të sektorit me 70% kapacitet, është rrezik, veçanërisht në situatën aktuale ku çdo ditë po shtohen numrat e të infektuarëve me koronavirusin e ri.

Prandaj shoqatat kërkojnë rishikim të kapacitetit të lejuar dhe mbështetje të sektorit sepse ndryshe data 15 qershor nuk do të jetë dita kur transporti publik do të nisë nga puna.
“Ne nuk nisim në datën 15 qershor pa plotësimin e kushteve të kërkuara. Falenderojmë qeverinë për dy pikat e realizuara, por ato ndihmojnë, nuk mbështesin sektorin të mbijetojë. Ne rrezikojmë të bëhemi vendi i parë në rajon dhe botë pa transport publik”- është shprehur Rixhin Qoshja në protestë, kreu i shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Kërkesat e shoqatave mbeten të njëjtat që në krye të herës;
1. Heqja e akcizës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit
2. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20%-0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% si sektori i hoteleri turizmit
3. Rimbursimi i kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese
4. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
Pasi protestuan siç kishin lajmëruar një ditë më parë, shoqatat e transprotit publik si ajo e urbanëve dhe ndërqytetase me pankarta që rishprehnin hapur çfarë kanë kërkuar gjithë këtë përiudhë dhe ripropozuar jo më larg se dje qeverisë për mbështetje të transportit, pjesëmarrësit kanë marshuar drejt stacionit të autobusëve për të bërë demonstrimin sipas protokollit të vendosur anti Covid-19.
Pavarësisht se protesta ishte paralajmëruar dhe ishte marrë leje në autoritetet policore sipas ligjit, ka patur një incident mes një polici dhe shoferit ku është tentuar ti hiqet patenta këtij të fundit.
Sipas kreut të shoqatës Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve, Eneo Sulejmanaj, “nuk e kuptuam incidentin, por e rëndësishme është që u zgjidh paqësisht”.
Shoqatat këmbëngulin se “gjendja ekonomike e shqiptarëve është e rëndë për të përballuar rritjen e biletës dhe ne nuk kemi pretenduar në asnjë moment dhe nuk pretendojmë të rrisim çmimin e biletës. Kërkojmë një paketë të plotë mbështetëse”- u shpreh për gazetën “Si” Sulejmanaj.
Rixhin Qoshja i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë seriozisht kërkesat e transportit, se përndryshe do të vendosin që të mos nisin nga puna pa afat duke përshkallëzuar protestën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


















