Sport

Rikthehet dueli i famshëm, Tyson sfidon Holyfield

“Disa përfaqësues të mi po flasin me të tijtë. Nuk kemi mbyllur një marrëveshje konkrete, por diskutimet janë  në zhvillim e sipër”. Ish-kampioni i botës së peshave të rënda Evander Holyfield ka pranuar se janë me baza zërat për një rikthim të tij në ring, në moshën 57 vjeçare, për një sfidë të tretë kundër Mike Tyson. 53 vjeçari ‘Iron Mike’ ka rifilluar të stërvitet falë edhe lockdown, e thotë se nuk është ndjerë kurrë kaq mirë, kështu edhe Holyfield ‘The Real Deal’ ka rimarrë rrugën e ringut, duke bërë stërvitje standarde për një boksier.

“Diskutimi është ky – ka thënë sërish Holyfield -: ai kishte nisur të bënte diçka dhe unë gjithashtu. Kur njerëzit e mësuan dhe panë që po stërvitesha,  nisën të thonë se do të ndeshemi bashkë. Tani duhet që të biem të gjithë dakord, në çdo rast jam i qetë. Ndeshje me tre raunde? Për mua nuk është problem”.

https://www.instagram.com/p/CAHLkFTFSOG/

Dy ish-rivalët e mëdhenj, që janë përballur dy herë, një nga të cilat në duelin e famshëm ku Tyson i këputi një pjesë të veshit rivalit, do të rikthehen në ring për motive bamirësie, duke grumbulluar fonde për fondacionet respektive që merren me fëmijët e braktisur. “Me fondacionin tim – ka nënvizuar Holyfield – unë dua të ndihmoj fëmijët dhe ti bëj të kuptojnë se nëse dikush kujdeset për trupin e tij kur është i ri dhe nuk ka zakone të këqija, mbetet në këmbë e nuk duhet të shqetësohet çfarë lloj njeriu do të bëhet apo nëse do të ketë nevojë për ndihmën e dikujt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë