Sport

Piloti i Kobe Bryant rezulton i “pastër”

As drogë, as alkol. Piloti që drejtonte, në 26 janar, helikopterin me të cilin udhëtonin Kobe Bryant e tetë persona të tjerë e që po i shoqëronte në një turne basketbolli për të rinj, nuk kishte konsumuar alkol ose drogë dhe të gjithë pasagjerët kanë vdekur menjëherë. Autopsia e kryer mbi pilotin, Ara Zobayan 50 vjeç, ka rezultuar plotësisht e “pastër”. “Testet toksikologjike nuk kanë zbuluar prezencë alkoli ose droge. Substancat e testuara kanë qenë: benzodiazepine, kokainë, fentanil, heroinë, marjuana, opioidi, fencyclidina dhe anfetamina», shkruan raporti, i zbuluar nga portali amerikan TMZ.

Shkaku i vdekjes është trauma e fortë për të gjithë njerëzit që kishin hipur në mjet. Rrëzimi ndodhi për shkak të mjegullës së tepërt, ndërsa helikopteri po udhëtonte me 184 milje.

Bryant ka pësuar lëndime në pothuajse të gjithë trupin e tij dhe, për më tepër, autopsia në trupin e ish-yllit zbuloi se 41-vjeçari kishte Ritalin në sistemin e tij. Ilaçi në mënyrë tipike trajton hiperaktivitetin dhe deficitin e vëmendjes dhe narkolepsinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë