Ekonomi

Pse rimëkëmbja ekonomike do të jetë e avashtë dhe me shumë dëme

Deri para pak kohësh shumë politikanë dhe drejtues korporatash shpresonin për një rimëkëmbje ekonomike në formë V-je nga koronavirusi. Pra, një kolaps i shkurtër, i pjerrët, ndjekur nga një ngritje ekonomike në nivelet përpara se të niste pandemia e koronavirusit.

Por tani ata presin një rimëkëmbje “swoosh”.

Me emrin e marrë nga logoja e Nike, tani ShBA dhe Europa parashikojnë një rënie të madhe ekonomike të ndjekur nga një rimëkëmbje e avashtë, me shumë dëme për ekonominë, dhe jo në nivelet e prodhimit ekonomike të 2019-s deri vitin tjetër, apo për disa vende të tjera edhe më vonë.

Pikëpamja e re reflekton masën e madhe të tkurrrjes ekonomike që është regjistruar deri më tani, në pranverë, si dhe jep evidenca se niveli i madh i papunësisë dhe i muajve të distancimit social veçanërisht në perëndim e kanë goditur ekonominë në një masë ku efektet kanë për t’u ndjerë e vitin tjetër.

“Kjo nuk do të jetë një rimëkëmbje e shpejtë”, shprehet Mark Schneider drejtuesi ekzekutiv i Nestle S.A., prodhuesi më i madh i ushqimeve të paketuara në botë. “Ky proces do të zgjasë për disa tremujorë në mos e për disa vite”, shton ai.

Linjat ajrore nuk presin për numrin e pasagjerëve të kthehen në nivelet përpara koronavirusit gjer të paktën në 2022-shin. Distancimi social do t’a bëjë të vështirë për të vajtur në kinema (e për të parë filma) për të ngrënë në ambiente të jashtme, apo për të vizituar sallone bukurie gjersa një vaksinë të prodhohet.

Kompanitë e konsumimit të produkteve parashikojnë se blerësit do të kalojnë në produktet e lira dhe do të heqin dorë nga shpenzimet e shtrenjta, e me shumë mundësi duke mbetur dorështrënguar e për një kohë të gjatë. Disa korporata kanë tashmë anoncuar për periudhën e vjeshtës pushime nga puna për shumë punonjës duke e thelluar kështu më shumë papunësinë që aktualisht në ShBA kap shifrën e 30 milionëshit.

Qëndër tregtare thuajse bosh prej masave izoluese e frikës së përhapjes nga koronavirusi

Prej arsyeve të kësaj perspektive të zymtë ka të bëjë dhe fakti i lehtësimit të masave karantinuese  më avash seç pritej më parë. Madje e kur të hiqen masat izoluese disa aktivitete që kërkojnë audienca të mëdha të publikut “live” si koncertet dhe sportet profesionale nuk do të mund të realizohen e për disa muaj të tjerë. Shitësit me pakicë dhe restorantet që janë rihapur po pranojnë më pak klientë si rrjedhojë e distancimit social. Ndërkohë konsumatorët të shqetësuar shumë për riskun e transmetimit të virusit do të duan shumë kohë që të kthehen në zakonet e tyre të vjetra e të ndihen të sigurt në afërsi të njerëzve të panjohur.

Sipas një survejimi nga firma e kërkimeve të tregut “Coresight Research” më shumë se 70% e amerikanëve presin t’i shmangin hapësirat publike pas lehtësimit të masave karantinuese dhe më shumë se gjysma e  tyre dëshiron të rri larg qëndrave tregtare. Gjithashtu nga ata që presin të rrinë lar qëndrave tregtare rreth një e treta pret që për gjashtë muaj mos t’i frekuentojë qëndrat tregtare.

Mundësia e virusit që të rikthehet gjatë vjeshtës apo dimrit i ka bërë shumë analistë të paralajmërojnë për disa kthime prapa në ekonomi.

“Të tërë skenarët që ne kishim e i përkisnin formës V, ne i lamë pas”, shprehet Graeme Pitkethly drejtuesi i financave për Unilever PLC, prodhuesin e majonezës Hellmann dhe të çajit Lipton. “Ne me shumë mundësi jemi duke përjetuar një periudhë të zgjatur të jetesës me covid-19”, shton ai.

Perspektiva është kaq e paqartë sa një numër i madh kompanish të mëdha kanë pezulluar parashikimet financiare (në terminologjinë angleze financial guidances).

“Ndonëse mund të bëhen krahasime me ndërprerjet ekonomike të shkaktuara prej motit, katastrofave natyrore e reçesioneve, realiteti është se ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë faktorë që të luajnë në të njëjtën kohë në një shkallë kaq të madhe botërore”, shprehet Michele Buck CEO i Hershey Co., i cili gjithashtu ka anulluar parashikimin financiar për 2020-n (fiscal 2020 guidance)

Muajt apo vitet e mëpasshëm të distancimit social pritet të japin impakt në ekonomi. Hotelet dhe shitësit të pronave të patundshme kanë kohë që po përballen me një humbje të madhe ekonomike si dhe po përballen me pikëpyetjen nëse duhet të ndryshojnë diçka në biznesin e tyre si rrjedhojë e distancimit social si dhe të mjaft kompanive që i’u kanë thënë punonjësve të mos kthehen nëpër zyra për disa muaj. Të enjten, Facebook-u është shprehur se i ka thënë punonjësve se mund të punojnë nga shtëpia gjer në fund të 2020-s.

“Kriza ka treguar se ne mund të punojmë në mënyra të ndryshme e mbase nuk kemi nevojë për gjithë zyrat që zotërojmë anembanë botës”, është shprehur Dirk Van de Put CEO i Mondelez International Inc. prodhuesit të biskotave Oreo dhe çamçakëzave Trident.

Linjat ajrore kanë nisur të marrin hapa të përhershëm përsa i përket rikonfigurimit të bizneseve të tyre teksa përgatiten për një rimëkëmbje ekonomike një vjeçare.

United Airlines Holdings Inc të hënën është shprehur se planifikon të ndërpresë rreth 30% të punonjësve që punojnë nëpër zyra e bëjnë punë profesionale (pra të kollareve të bardha white collars në terminologjinë angleze) duke nisur nga tetori. Linja ajrore ka pranuar të mos i pushojë punonjësit gjer në shtator prej kushtit që ajo ka pranuar kur ka marrë 5 miliardë dollarë në ndihmë ekonomike nga ShBA-ja.

Në Europë British Airways e cila nuk pret që të ketë nivelin e pasagjerëve të 2019-s do të pushojë nga puna rreth 12,000 punonjës.

Prodhuesit e aeroplanëve si Boeing Co. dhe Airbus e kanë reduktuar ndjeshëm prodhimin teksa General Electiric që krijon motorët për të dyja kompanitë së shpejti do të reduktojë 25% të forcës së saj punëtore që merret me motorët e aeroplanëve. Robert Bosch GmbH, ofruesi më i madh në botë i pjesëve të makinave është shprehur javën e kaluar se pret që  prodhimi i pjesëve të makinave të bie me 20% këtë vit.

Deutche Bank ka parashikuar për ShBA-në se gjer në fund të këtij viti do të ketë nje humbje të prodhimit të bredshëm me 30-40% si dhe papunësia ka për t’u rimëkëmbur. Ajo parashikon se ekonomia amerikane do të tkurrret me 7.1% këtë vit si dhe nuk do t’i rikthehet masës që kishte përpara koronavirusit gjer në 2022-shin apo më vonë.

Në një survejim të 57 ekonomistëve Banka Qëndore Europiane gjeti se ata presin që ekonomia e eurozonës të tkurret me 5.5% këtë vit dhe të rritet me 4.3% vitin e ardhshëm. Ata nuk presin nivele të aktiviteteve ekonomike që kishin përpara koronavirusit gjer më 2022-shin.

Gjithashtu trajektorja me rritje të ulët ekonomike, të cilat shumë vende të pasura po përshkonin përpara krizës, mund të limitojë rimëkëmbjen e fuqishme pas pandemisë.

Kina në të cilën pandemia kapi pikun përpara se ta kapte në perëndim dhe e cila ka ka hequr masat karantinuese përpara marsit mund të shërbejë si një burim paralajmërimi mjaft i mirë për ShBA-në dhe Europën.

Kina duket se po del me shumë kujdes nga periudha e saj e ekonomisë së paralizuar gjatë karantinimit. Pas një rënieje prej 21% gjatë dy muajve të parë të 2020-s, shitjet me pakicë në Kinë u rimëkëmbën disi në mars, e tani rënia është në 16%. Kompanitë si L’Oreal SA, Nike Inc, dhe LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton SE të tëra shprehen se kërkesa kineze është inkurajuese dhe do të kthehet në pranverë.

Sidoqoftë, zoti Pitkethly i Unilever shprehet se teksa 80% e restoranteve në Kinë janë rihapur ato tashmë po operojnë me 50-70% kapacitet si rezultat i distancimit social. Ai mendon se 15% e restoranteve me shumë mundësi  nuk do të rihapen kurrë.

Ndërkohë një survejim i PMI-së në sektorët e ekonomisë të Kinës gjeti se aktiviteti ekonomik po vazhdon të bie e njëkohësisht dhe humbjet e vendeve të punës.

Bizneset raportojnë se kërkesa nga jashtë Kinës është e dobët. Kina ka vuajtur shumë ekonomikisht si rezultat shumicës së vendeve të botës që ishin në izolim e disa prej tyre që vazhdojnë të jenë. Por një tablo më e qartë pritet të dalë kur të dhënat të bëhen të disponueshme gjatë majit dhe kur shumica e shteteve që janë në izolim të kenë marrë masat e lehtësimit te izolimit apo ta kenë hequr fare atë.

Burimi: Wall Street Journal./ Përshtati në shqip Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë