Sport

Fanella e rrallë e vitit 1928 thyen rekordet, shitet për 5.6 milionë dollarë

Foto të vjetra familjare, disa doreza gjuetie, një valixhe nga një udhëtim në Japoni më 1934 dhe disa bluza, nga epoka e artë me “Yankees”, ishin ndër 400 objektet që mbesa e Babe Ruth, ra dakord për ti nxjerrë në ankand në korrik 2019. Por midis objekteve të koleksionit ishte edhe një fanellë vërtetë e rrallë. I përkiste sezonit 1928, në epokën e parë të artë të “Yankees”, një ekip “All Star”. Ata kishin në përbërje yje si : Combs, Koenig, Ruth, Gehrig, Meusel dhe Lazzeri. Katër prej tyre pastaj hynë në atë që u quajt “Row Murderers”.  Skuadra e Bronx përdorte uniformën gri, kur luante jashtë, dhe për herë të parë në atë sezon vendosi “Yankees” në të dhe jo “New York”. Ajo fanellë e cila i përkiste legjendës të bejsbollit, përfundoi në ankand dhe u shit për shifrën e ‘’frikshme’’ 5.600.000 dollarë.

Pronari i “Hunt Auctions”, Hunt David Hunt po fërkonte duart me eventin, që do të zhvillohej në stadiumin e ri të “Yankee”.  Ai e dinte që bejsbolli është sport tradicional në këtë shtet dhe se Ruth ishte heroi i parë i madh i sportit Amerikan. Por, kostoja e ankandit i tejkaloi të gjitha pritshmëritë. “Trashëgimia dhe rëndësia e Babe Ruth për bejsbollin dhe kulturën popullore amerikane është e pakonkurueshme në historinë e këtij vendi”, tha ai më vonë.

Babe ndërroi jetë nga kanceri, më 1948, teksa ende ishte duke thyer rekorde. Figura e tij, ajo e një atleti të papërsëritshëm që ende ka rekorde të shumta, vazhdon të kenë të njëjtin impakt në Shtetet e Bashkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë