Inspektoriati Shtetëror i Punës urdhëron të gjithë bizneset të cilët kanë mbi 25 punonjës në ndërmarrjet e tyre që të kenë një person përgjegjësh për shëndetin.
Në të njëjtën kohë, bizneset e vogla, kanë si detyrim të kenë kartelat mjekësore të punëmarrësve, për të shmangur penalitetet në rast se përballen me kontrollet shtetërore.
Këtë e parashikon edhe Kodi i Punës, por në momentin e pandemisë, kur masat e sigurisë janë shtuar, Inspektoriati e thekson me forcë.
Dokumenti që njihet si “licensa e mjekut të ndërmarrjes” që vërteton se biznesi X e ka personin përgjegjës për shëndetin në punë, duhet të dorëzohet pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës.
Nëse ky urdhër nuk zbatohet, janë parashikuar sanksione; gjobë deri në pezullim të aktivitetit.
Inspektoriati i Punës pas njoftimit të bërë u kërkon të gjithë biznesve të dorëzojnë gjeneralitetet dhe licensën e personit përgjegjës për shëndetin në punë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.