Biznes

Urdhri: Bizneset e mëdha duhet të kenë një përgjegjës për shëndetin në punë”

Inspektoriati Shtetëror i Punës urdhëron të gjithë bizneset të cilët kanë mbi 25 punonjës në ndërmarrjet e tyre që të kenë një person përgjegjësh për shëndetin.

Në të njëjtën kohë, bizneset e vogla, kanë si detyrim të kenë kartelat mjekësore të punëmarrësve, për të shmangur penalitetet në rast se përballen me kontrollet shtetërore.

Këtë e parashikon edhe Kodi i Punës, por në momentin e pandemisë, kur masat e sigurisë janë shtuar, Inspektoriati e thekson me forcë.

Dokumenti që njihet si “licensa e mjekut të ndërmarrjes” që vërteton se biznesi X e ka personin përgjegjës për shëndetin në punë, duhet të dorëzohet pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Nëse ky urdhër nuk zbatohet, janë parashikuar sanksione; gjobë deri në pezullim të aktivitetit.

Inspektoriati i Punës pas njoftimit të bërë u kërkon të gjithë biznesve të dorëzojnë gjeneralitetet dhe licensën e personit përgjegjës për shëndetin në punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë