Ndërsa, njerëzit janë në pritje se kur do rihapen diskot dhe klubet e natës, në Itali është zbuluar një kostum polifenil eteri për të mbrojtur të gjithë dashamirët e jetës së natës nga koronavirus. Kostumi, i quajtur “Micrashell” u krijua nga Studio Club në Los Anxhelos, me qendër në Spanjë, dhe lejon njerëzit të mblidhen dhe festojnë në sigurinë totale, duke shmangur rrezikun e ngjitjes. Në mesin e “pajisjeve” të pranishme ekziston edhe një sistem furnizimi me pije, folës të integruar, mundësia e hyrjes në smartphone, kamera e sigurisë, komunikues zëri dhe një përkrenare me frymë.
Sipas stilistëve, madje do të ekzistonte mundësia për të bërë seks pa e hequr kostumin. “Në dritën e ndikimit shkatërrues të koronavirusit në kompanitë muzikore, eventet live dhe jetën e natës, studioja ka zgjeruar burimet e tij krijuese për të hartuar pajisje mbrojtëse personale që mund të përdoren për të mbledhur njerëzit dhe rigjallëruar një ekosistem të pasur me kompanitë”.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



