Sport

Paula Guerrero, futbollistja biologe që po studion virusin

Paula Guerrero nuk është thjesht një futbolliste që aktivizohet me Valencian. Ka një diplomë në biologji molekulare në Shtetet e Bashkuara dhe është duke përfunduar studimet në biokimi dhe shkencat biomjekësore. Guerrero, mesfushore dhe me një e ardhme si shkencëtare, ka folur, siç raportohet nga Marca , për Covid-19 që paralizoi futbollin dhe gjunjëzoi Spanjën.

Ajo beson se do të duhet më shumë kohë dhe durim. “Si shkencëtare kam lexuar dhe kam mësuar më shumë për evolucionin e virusit. Në fillim nuk dinim pothuajse asgjë për të, por pak nga pak zbulimet po na ndihmojnë shumë për të gjetur vaksinën. Kam përshtypjen që njerëzit besojnë se ajo do të arrihet brenda një nate, por nuk është kështu. Njerëzit nuk janë të informuar, ata duhet të kuptojnë se zbulimi i një vaksine kërkon shumë kohë. Dhe besoj se sot duhen të paktën një vit për të kuptuar plotësisht virusin. Sepse tashmë nuk është më ai i fillimit ”.

Futbollistja bazohet në përvojën e viteve të kaluara në laborator. “Përvoja gjatë punës në laborator më ka bërë shumë të kujdesshme. Kam punuar dhe kontrolluar kohën e nevojshme për të qenë në gjendje të bëj gjithçka. Teoria dhe praktika janë dy gjëra të ndryshme. Për t’u siguruar që një eksperiment ka funksionuar është e nevojshme të përsëritet disa herë dhe kjo kërkon kohë sepse nuk është e mjaftueshme që ajo të funksionojë, por gjithashtu duhen eliminuar efektet anësore. Di që shumë shkencëtarë kanë lënë projekte të tjera për t’u përqendruar vetëm në studimin e këtij virusi dhe megjithëse po bëhet përparim, rezultatet nuk mund të jenë të menjëhershme. “

Nuk është një kohë e lehtë për futbollin e femrave, i pezulluar si çdo aktivitet tjetër sportiv. Sidoqoftë, Guerrero nuk ka ndërmend të braktisë futbollin, pavarësisht se i ka mbetur vetëm një semestër përpara përfundimit të studimeve: “Nuk kam ndërmend ta braktis futbollin. Nëse fiziku ma lejon, do t’i kombinoj të dyja. Në futboll do të jap më të mirën dhe pastaj do të përqendrohem tërësisht në shkencë “.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë