Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Eugena Tomini nga ISHP, bën me dije se nga rastet e reja 3 janë në Shkodër dhe 2 në Tiranë. Gjithashtu, Tomini deklaroi si gjatë 24 orëve të fundit, edhe 13 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar kështu numrin e pacientëve të shëruar në 327, ndërsa numri i personave të infektuar aktive është 231.
“Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë,” shpjegon Tomini.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, vijon:
- Tiranë 253 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnjë 6 raste
- Elbasan 16 raste
- Fier 36 raste
- Kavajë 9 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 19 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 99 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 13 raste
- Krujë 23 raste
- Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste
- Kukës 11 rast
- Mallakastër 1 raste
- Kurbin 19 raste
Tomioni bën me dije se pavarësisht luhatjeve të numrave ditorë të infektimeve, situata është e kontrolluar dhe sipas ekspertes një tregues i mirë i kësaj gjëje është numri i personave të hospitalizuar.
“Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40,” shtoi më tej ekspertja e ISHP.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




