Lajme

Një 69 vjeçar ndërron jetë tek Infektivi, MSH: Nuk vdiq nga Covid-19

Një pacient 69 vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë pasditen e sotme tek Infektivi. Në një reagim për mediat, ministria e Shëndetësisë sqaron se 69 vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, por nga hemoragjia celebrale.

“69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemoragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë