Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social Ogerta Manastirliu gjatë fjalimit të saj në Kuvendi zbuloi se janë shtuar 24 raste të reja të prekur nga COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të të prekurve në 518.
“Nesër bëjmë 40 ditë që po përballemi me Covid 19, vendimet e marra në kohën e duhur nga qeveria shmangën atë që quhet krizë apo kolaps. Në këtë luftë shembull i përsosur kanë qenë shumica e qytetarëve duke u mbrojtur e duke mos i lënë kohë të na infektonte, ndërsa heronjtë tanë janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencës kombëtare, i shpreh mirënjohjen. 518 të prekur nga COVID 19 numërohen sot,” tha ajo.
Gjithashtu, Ministrja deklaroi se numri i të shëruarve është më i madh se numri i pacientëve aktiv me COVID-19.
“Personeli është testuar pa ndërprerje si një grup risku, më pak se 9% e tyre janë prekur, gjysma e tyre janë shëruar. Në dy spitalet COVID 2 është zënë vetëm 14% e kapacitetit,” shtoi Manastirliu.
Më tej Ministrja tha se nuk ka pasur asnjë mungesë të materialeve mbrojtëse, apo aparatura dhe respiratore. Sipas Ministres, masat e rrepta këto 40 ditë kanë arritur të zbusin kurbën epidemike.
“Një thirrje për qytetarët, dhe do kërkoja dhe ndihmën tuaj të nderuar deputetë, për të perçuar lajmin tek çdo qytetar që lufta me këtë virus fitohet nëpërmjet distancimit social, zbatimi i vetëkarantinimit, izolimi është thelbësor nëse duam ta fitojmë pa shumë humbje këtë luftë”, mbylli fjalën e saj Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




