Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pranuar zgjatjen e afateve të paraburgimit, pjesërisht, prej 2 muaj e 15 ditë për personat që kryen grabitjen në Rinas, më 9 prill të vitit të kaluar.
Së fundmi, në prangat e policisë kanë rënë edhe dy vëllezërit Eldi dhe Klemend Cala, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Cela.
Me dy muaj e 15 ditë janë zgjatur afatet e hetimit për shtetasit Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Ragim Hajdini, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




