Lajme

79 raste të reja në Kosovë, Albin Kurti kërkon ndihmën e diasporës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se 79 persona kanë rezultuar pozitiv nga 250 teste të zhvilluara. Në njoftimin për shtyp thuhet se zonat më të prekura janë Prishtina dhe Ferizaj. Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 362 persona me koronavirus,  58 janë shëruar dhe shtatë kanë ndërruar jetë.

‘’Sot më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste.’’

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

“Të dashur bashkatdhetarë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ju bëj thirrje që edhe këtë herë të bëheni pjesë e solidaritetit, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, dhe të na ndihmoni në luftën kundër COVID-19’’.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/173310673755755/?v=173310673755755

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë