Teksa pandemia e koronavirusit penetron sa vjen akoma e më shumë në zinxhirët botërorë të furnizimeve, çmimet e ushqimeve bazë po rriten në mënyrë drastike në disa vende të botës.
Orizi dhe gruri, që përbëjnë rreth një të tretat e kalorive botërore që njerëzit konsumojnë, po pësojnë ngritje çmimesh të mëdha në tregjet botërorë. Për vende që varen nga importet kjo është duke krijuar një barrë financiare shtesë teksa pandemia po shkatërron ekonomitë dhe fuqitë e tyre blerëse. Në Nigeri, psh., kostoja e orizit në tregjet me pakicë është ngritur me 30% më shumë gjatë katër ditëve të fundit të marsit e madje po vazhdon të rritet.
Është e paqartë se çfarë ka nxitur këto rritje çmimesh. Mund të ketë qënë ndonjë blerje masive e këtyre produkteve si rrjedhojë e panikut nga covid-19, ose probleme me furnizimin, ose një kombinim i të dy këtyre faktorëve.
Por është e qartë se ndonëse bota s’ka për të shteruar prej këtyre produkteve në periudhë afatshkurtër, presioni mbi politikanët që t’i mundësojnë këto produkte për njerëzit në vendet e duhura, në kohën e duhur dhe në çmimet e duhura po rritet.
“Pa koronavirus nuk do t’i kishim këto probleme. Por njerëzit janë të shqetësuar për momentin nëse këto produkte do ti gjejnë në raftet e dyqaneve.”, shprehet Stefan Vogel drejtuesi i departamentit të kërkimeve në Rabobank International.
Ndonëse ka rezerva të mjaftueshme të grurit përgjigja e madhe e kërkesës për ushqimet bazë (si mishi, perimet e frutat etj) e ka bërë të vështirë gjendshmërinë e këtyreve produkteve aty ku njerëzit po i kërkojnë si rezultat i goditjes që zinxhirët e furnizimeve kanë pësuar. Kjo gjithashtu ka ndihmuar në ngritjen e çmimeve të grurit.
Gjithashtu këtij presioni që po iu bëhet këtyre produkteve nga kërkesa duhet ti shtojmë dhe limitimin e ofertës që po i bëhët nga Rusia, Kazakistani dhe Vietnami si rezultat i zhvendosjes që këtyre vendeve i kanë bërë grurit në rezervat e tyre vendase në raste emergjence, e kështu duke kufizuar eksportin e tij.
Rezultati këtu ? Çmimet e eksportit të orizit nga Tailanda, transportuesi i dytë më i madh i botës, janë në kulmin e tyre gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit. Gjithashtu kontratat me afat të grurit në Chicago janë rritur në vlerë me 8% dhe po kështu durumi kanadez (një lloj gruri që përdoret në pasta dhe kuskus) është në çmimin e tij më të lartë që prej gushtit të 2017-ës.

Ka gjithashtu shenja se rritjet e çmimeve të disa prej këtyre produkteve do të ndihen e në ShBA. Çmimet me shumicë të vezëve në ShBA janë në nivel rekord teksa furnitorët gjashtëfishuar porositë e tyre. Mishi i lopës gjithashtu ka pësuar rritje ndonëse gjatë kësaj jave rritja e tij po nis të zbehet.
Gruri dhe orizi janë dy prej ushqimeve më të konsumuara në botë. Por ka shumë të ngjarë që këto probleme që po ndodhin me ofertën e këtyre produkteve të jetë e përkoshme. Gjatë viteve të fundit luhatjet e ushqimeve bazë kanë qënë të vogla si rezultat i gjendshmërive të mëdha të këtyre ushqimeve. Madje sipas departamentit të agrikulturës në ShBA rezervat e këtyre produkteve janë në nivelet e tyre më të mëdha.
Por çmimet e mëdha të vëna re gjatë këtyre javëve të fundit mund të godasin vendet që janë më shumë sensitive nga luhajtet e çmimeve. E kjo është shumë e vërtetë për vendet në të cilat buxheti familjar shpenzohet më së shumti për ushqime e i vën njerëzit më vulnerabël në risk të madh.
Sipas profesorit Rami Zurayk i specializuar në sigurinë e ushqimeve në universitetin amerikan të Beirutit, “Brenda vendeve ka për të patur shumë njerëz që do të kenë probleme me të ardhurat e tyre si rezultat i koronavirusit dhe nëse këto të ardhura të tyre bien atëherë kualiteti dhe sasia e blerë e këtyre ushqimeve do të bjerë gjithashtu e veçanërisht nëse këto ushqime do të pësojnë rritje çmimesh.”

Në Nigeri urdhërat e qeverisë që qytetarët të realizojnë porosi nga shtëpia kanë nxitur panik te qytetarët. Një fermer orizi në Kebi, zonën më prodhim më të madh në Nigeri përsa i përket orizit, shprehet se ska pasur probleme me prodhimin e orizit por i druhet shumë transportit të tij pasi kufizimet e vëna nga qeveria mbi lëvizjen e qytetarëve mund të ndikojnë shumë negativisht në patjen e këtij produkti nëpër dyqane supermarkete e në duart e konsumatorëve.

Por mjaft qeveri nëpër botë po punojnë me orë të zgjatura për t’i mbajtur çmimet e këtyre produkteve stabël.
Algjeria, Turqia dhe Tunizia i kanë rritur blerjet e grurit gjatë javëve të fundit për të siguruar rezerva të mjaftueshme. Egjipti dhe Arabia Saudite janë shprehur se do t’i rrisin rezervat e grurit. Filipinet po alokojnë më shumë se 600 milionë dollarë për ushqimve në raste mungesash të ushqimeve bazë si dhe planifikojnë të blejnë më shumë se 300,000 tonë oriz.
Por, jo çdokush po pret shpëtimin nga qeveria. Lalatendu Rath drejton një dyqan të vogël fruta perimesh në Indinë lindore në Odisha. Ai shprehet se ka blerë 50 kilogramë patate që do i mjaftojnë familjes së tij për plot tre muaj si dhe mjaft ushqime të tjera për siguri. Kjo pasi sipas tij, ndonëse qeveria po kontrrollon që çmimet të mos pësojnë rritje nëpër tregje, kurrë nuk i dihet e “nuk ka garanci që çmimet e ushqimeve bazë do të qëndrojnë në të njëjtin nivel. Kështu që është më mirë të blesh çik më shumë e të kesh rezerva për fëmijët e tu.”
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



