Vajza e plagosur dje aksidentalisht gjatë incidentit te zona e Xhamllikut në kryeqytet ka dhënë detaje rreth ngjarjes.
E reja me inicialet M. P, në një intervistë për News 24 ka rrëfyer detaje kur policia u përplas me të kërkuarin, Orges Bilbili, duke e plagosur si dhe ka treguar gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo tregon se kishte dalë për të bërë pazarin te marketi, por po priste në radhë, pasi kishte shumë njerëz, kur kishte dëgjuar një zhurmë. Vajza ka tentuar të fshihet te një mur në cep të marketit, por është penguar me një person tjetër dhe aty e kanë kapur plumbat e policisë. Më tej, ajo nuk kujton asgjë, vetëm kur e kanë marrë dy policë për ta transportuar në spital, ndërsa thekson se ka dhimbje të forta, pasi ka një plumb në këmbë.
Vajza tregon se ka marrë një plumb te këmba, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. “Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është futur plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër”, është shprehur vajza.
Sa i përket ngjarjes, vajza është shprehur se nuk i ka humbur ndjenjat për asnjë sekondë dhe u ka dhënë numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë, dhe se menjëherë ka ardhur mamaja e saj.
Në momentin e plagosjes së të riut, vajza tregon se ka qenë me kurriz, për t’u fshehur për veten në ato momente. Dhe në momentin që ka kthyer kurrizin për t’u fshehur, tregon se është penguar me atë personin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




