Gjatë orëve të fundit janë shtuar 17 raste me COVID-19 në vendin tonë dhe 15 qytetarë kanë fituar betejën me virusin.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli ka bërë me dije se deri në këto momente janë testuar 3344 persona të dyshuar dhe në total të prekur janë 433.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë,” shprehet Rakaçolli.
Harta e të prekurve vijon:
– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnjë 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
Si çdo ditë Rakacolli i bëri thirrje qytetarëve të vijojnë duke respektuar masat e distancimit social, pasi është e rëndësishme që masat e kontrollit të respektohen maksimalisht. Gjithashtu, Rakacolli theksoi edhe një herë që nëse keni shenja të sëmundjes të telefononi në numrin 127 dhe në numrin 0800 40 40 nëse duan informacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




