Lajme

Dita më e mirë, vetëm 6 raste të reja. Bino: Do të aplikojmë test të ri për Covid-19

Ndryshe nga ditët e tjera sot kemi një rënie të rasteve të prekura nga Covid-19  në vendin tonë. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të reja të prekura nga 182 persona të dyshuar.

Bino ka theksuar se rënia e rasteve vjen nga mirëfunksionimi i hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre. Ekspertja e ISHP deklaroi gjithashtu se  deri më tani kemi 131 të shëruar dhe kanë humbur jetën 22 qytetarë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë” deklaroi Bino.

Harta e të prekurve nga COVID-19 vijon:

– Tiranë 181 raste

– Durrës 38 raste

 – Lushnjë 5 raste

– Elbasan 11 raste

– Fier 26 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

 – Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 44 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Silva Bino deklaroi gjithashtu se do të aplikohet edhe një test i ri në ndihmë të diagnozës, i cili është një test i ri serologjik dhe që ndihmon më mirë diagnozën e sëmundjes. Për sa i përket matjes së imunitetit në popullatë, ekspertja tha se po planifikohet një testim dhe do të kryhet sapo testet të jenë gati.

Bino ka theksuar edhe një herë se shifrat e ditëve të fundit tregojnë se ka raste brenda një familje dhe kjo tregon se duhen respektuar edhe më shumë masat e distancimit social. Gjithashtu ekspertja udhëzon qytetarët që të telefonojnë në numrin 127 nëse kanë shenja të sëmundjes dhe nëse kërkojnë informacion të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë