Lajme

Basha: Kemi më pak testime se Maqedonia, vetëm sot 4 efektivë me Covid-19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sonte në “Opinion” se duhet informacion më i saktë nga ana e qeverisë për gjendjen e testimeve në vend. Ai kërkoi sërish rritjen e testimeve, duke theksuar se vetëm sot katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has janë raportuar me koronavirus.

“Po them që Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se sa Maqedonia e Veriut popullsia e të cilës është shumë më e vogël se sa e Shqipërisë dhe po të shikoni shifrat janë shumë dëshpëruese. Në Maqedoni ka 5500 testime, në Shqipëri ka 2571 testime. Ndërkohë që situata në Maqedoni ka filluar të përcipitojë pas Shqipërisë që do të thotë që ne jemi dy herë më mbrapa me testime…”, tha ai.

Sipas tij, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Evropë. “Mos harroni që Shqipëria pati një ekspozim shumë të madh. Katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has janë raportuar me koronavirus. Kanë pasur kontakt me kolegët…

Ia kam kërkuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të bëjë transparencë sa tampona ka. Kam parë një studim në “Time” që tregon se sekreti i Venetos që ka më pak vdekje është se ka testuar më shumë. Një nga kyçet e suksesit në Gjermani është rritja e testimeve…”, shtoi ai. Sipas tij, është e pafalshme që publiku, opozita dhe media të mos e dinë se sa kite testime ka sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë