Lajme

Aksionet europiane rriten, numri i viktimave nga koronavirusi bie

Aksionet Europiane po pësojnë ringritje sot teksa numri i individëve që kanë ndërruar jetë prej koronavirusit ka ardhur duke u ulur në Francë dhe Itali. Ky fat ka ngritur shpresat tek njerëzit se karantinimet po nisin të tregojnë efekt.

Indeksi (benchmark) STOXX 600 ishte me 2.9% rritje sot në orën 07:07 GMT pas mbylljes së premtes së javës së kaluar që tregonte një rënie të vazhdueshme, prej gjashtë javës, teksa kriza shëndetësore kishte paralizuar aktivitetin e bizneseve.

Po rritje kanë pësuar dhe indekset e FTSE MIB (i Italisë) dhe CAC 40 (i Francës) me 3.5% dhe 3.4% respektivisht teksa statistikat tregonin numrin më të vogël të vdekjeve në Itali të dielën që prej dy javësh e gjithashtu në Francë numri i fataliteteve po bie bashkë me numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdesje mjekësori intensive.

STOXX 600 ka humbur më shumë se 3 bilionë dollarë në vlerën e tregut që prej shkurtit teksa paraliza e aktivitetit ekonomik solli shumë sektorë në prag të kolapsit duke i detyruar shumë kompani të pezullonin dhënien e dividentëve dhe blerjen mbrapsht të shumë prej aksioneve të tyre për të mos lejuar rënien e mëtejshme të çmimeve të aksioneve të emetuara.

Kompania angleze Rolls-Royce (RR.L) ka dhënë dividentët e fundit sot, por aksionet e saj kanë pësuar një rritje prej 5%. E kjo ka ardhur pas deklaratës së saj në shtyp se kishte siguruar 1.5 miliardë paund shtesë në rezervat e saj për të mundësuar manovrimin e kompanisë gjatë një rënieje potenciale të gjatë në aktivitetin e saj ekonomik.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë