Dy persona kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e viktimave në tre.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë,bëhet fjalë një pacient të moshës 59 vjeçare nga komuna e Prishtinës dhe tjetër 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit. Të dy viktimat kanë qenë të prekur edhe nga sëmundja e diabetit.
Në Kosovë, deri janë konfirmuar deri më tani 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar.
Nga radhët e komunitetit serb, deri më 3 prill, janë infektuar 16 persona, por ky komunitet i raporton rastet e veta në Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




