Nuk ka asgjë të pazakontë në urimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me rastin e 11 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjithcka është protokollare dhe e saktë. Por ajo që të bie në sy është video që ai ka shpërndarë ku në përpjekjen disa vjecare të Shqipërisë, në videon disa sekondashe, ai ka përfshirë veten e tij duke treguar një takim (si ish-ministër i Jashtëm) me ish-Sekretarin amerikan te Shtetit, Colin Powell (nga nënshkrimi i Kartës së Adriatikut) dhe vite më pas, takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me ish-Presidentin e SHBA-së, George Ë. Bush.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në #NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.
Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.
Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor…”, shkruan Meta. Më tej ai shton: “Ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.