Ne rrjet

Në Britani, rasteve të pashpresa do t’u hiqen respiratorët

Pas regjistrimit të më shumë se 500 viktimave brenda 24 orëve të fundit, qeveria britanike ka përcaktuar udhëzime të ashpra për përballimin e situatës së rëndë nga Covid-19.

Sipas një dokumenti të prezantuar nga kabineti i kryeministrit Boris Johnson, Shoqata Mjekësore Britanike këshillon spitalet që t’u hiqen respiratorët e frymëmarrjes personave të infektuar që kanë pak shpresa për të jetuar, në menyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë.

Pas bilancit tragjik të së mërkurës, forca ajrore kanë vendosur aeroplan mjekësor për transportimin e pacientëve nga zonat e largëta për në spitale. Në Britani janë kryer gjithsej 152,000 testime dhe ka 30,000 raste me Covid-19. Në mesin e të prekurve është edhe kryeministri Jonshon, ministri britanik i Shëndetësisë dhe një nga zyrtarët më të lartë të kabinieti qeveritar.

Në dokument thuhet gjithashtu se Qeveria duhet të krijojë një parlament virtual dhe përmes tij parlamentarët të diskutojnë masat e mëtejshme që duhen marrë në përballje me pandeminë.

Kryeministri Boris Xhonson, Gazeta Si, 2020

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit po shqyrton ndryshimin e dispozitave të saj në lidhje me masat mbrojtëse të popullatës, konkretisht për mbajtjen e maskave nga të gjithë.

Në Europë numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në mbi 30 mijë, megjithatë shumë vende po bëjnë përpjekje për të planifikuar daljen graduale nga situata e emergjencës shëndetësore. Gjithsesi qeveritë e kontinentit të vjetër bien të gjitha dakord se fjalën e fundit do ta thonë ekipet e ekspertëve të shëndetit.

Në Francë numri i viktimave në 24 orët e fundit ishte po ashtu mbi 500. Kryeministri Eduard Philippe tha se dalja nga bllokada do jetë graduale, duke theksuar se masat e izolimit do hiqen në një kohë të dytë rajon pas rajoni dhe për grupmosha të caktuara.

Ndërkohë në Gjermani, qeveria dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill.

Kancelarja Angela Merkel tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit duhet të heqin dorë nga udhëtimet dhe vizitat, përfshirë edhe te të afërmit e tyre.

"Pandemia nuk njeh ditë pushimesh," tha Merkel duke theksuar se të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë