Lajme

Mjekët shqiptarë po shërbejnë në Brescia. Manastiliu: Jeni krenaria jonë

Mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në ndihmë të mjekëve italianë po shërbejnë në spitalin e Brescias, një zonë e cilësuar në gjendje shumë të vështirë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, me anë të një statusi në “Facebook”, ku duke përmendur emrat e gjithsecilit, i cilëson krenari.

 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë  u nisën dy ditë më parë nga aeroporti “Nënë Tereza” për t’ju dhënë ndihmë kolegëve të tyre italianë në Bergamo, e cilësuar nga autoritetet italiane si zona më e prekur nga koronavirusi. Mjekët shqiptarë se do të qëndrojnë aty për 1 muaj dhe përgjatë kësaj kohe do të paguhen nga shteti ynë.  Lajmin për mbërritjen e mjekëve e publikuan edhe mediat italiane, të cilat raportonin se ndihma erdhi pas një marrëveshjeje mes kryeministrit Rama dhe Di Maio-s.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/682706529150147/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë