Lajme

Thirrja e mjekes Najada Çomo nga spitali infektiv: Qëndroni në shtëpi

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT Najada Çomo, nëpërmjet një video-mesazhi nga pavijoni që ajo drejton i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që është shprehur se numri i personave të shëruar nga COVID-19 është një fakt optimist.
“Natyrisht kemi forma mjaft të rënduara, forma të mesme dhe shtim të pacientëve në shërbim, lajm optimist është edhe numri i personave të shëruar nga shërbimi. I gjithë shërbimi mjekë, infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, imazheristë janë të gjithë në krye të detyrës 14 orë në 24. Por duhet të rris sensibilizimin e popullatës. Kur me duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur shikoj njerëz në rrugë, është e tmerrshme që ata nuk e dinë se c‘bëhet tek Infektivi,” thotë mjekja.
Më tej ajo tha se gjëja më e thjeshtë që qytetarët mund të bëjnë është të qëndrojnë brenda për të mbrojtur familjarët dhe miqtë.
“U bëj thirrje atyre që kanë të sëmurë në familje dhe pensionistë që të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi sepse janë grupi më i rrezikuar dhe për të ndaluar situatën që të rëndohet nga COVID,” shtoi Çomo, ndërkohë që theksoi se mjekët janë gjithnjë për qytetarët.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/666755974154614/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë