Lajme

SHBA 700 mijë $ për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njofton se do të japin 700 000 dollarë ndihmë për Shqipërinë.

Ndihma ndaj vendit tonë vjen si pjesë e nismës së Departamenti i Shtetit për të ndarë  një investim fillestar prej afro 274 milion dollarësh në ndihmë shëndetësore urgjente dhe humanitare për të ndihmuar vendet në nevojë.

Në një njoftim DASH thotë se 700,000 dollarët për Shqipërinë do të shkojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve dhe mbështetjen e ekspertëve. “Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore për Shqipërinë, dhe më shumë se 693 milion dollarë ndihmë totale”, thotë njoftimi.

 Agjencitë qeveritare amerikane po punojnë së bashku për të dhënë përparësi në ndihmën e huaj për të ndihmuar vendet në zhvillim të luftojnë pandeminë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë