Ambasadorja amerikane në Tiranë ka zhvilluar dy biseda ditën e hënë, një me Presidentin Ilir Meta dhe një tjetër me Kryeministrin Edi Rama.
Sipas njoftimit që vetë kryediplomatja amerikane ka shpërndarë në rrjetet sociale, në bisedën e zhvilluar me Metën dhe Ramën, ajo u ka shprehur vlerësimet për atë që e quan “udhëheqje të bashkuar” në luftën kundër Covid-19.
“Fola me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama për t’u shprehur vlerësimet për qëndrimin udhëheqës të bashkuar kundër Covid-19. U sigurova që Ambasada Amerikane në Tiranë do të bëjë pjesën e saj. Le të qëndrojmë të bashkuar, le të qëndrojmë të disiplinuar dhe të fitojmë”, shkruan ambasadorja Kim.
Pandemia e koronavirusit ka afruar qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit publikisht ka mbështetur masat e marra nga Qeveria dhe ka bërë thirrje për më shumë kujdes për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




