Lajme

4 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Të prekurit janë nga Ferizaj, Prishtina dhe Gjakova. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se vetëm sot janë testuar 30 persona, katër prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Tanimë numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 28.

Qeveria e Kosovës mund të bëhet  nga ana tjetër viktima e parë politike e koronavirusit, pasi shkarkimi i ministrit të Brendshëm e ka zhytur vendin në krizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë