I shëruari i parë në vendin tonë ka dalë nga Spitali Infektiv, pasi rezultoi negativ në të dyja testet.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama dhe ka publikuar dhe një foto të pacienti.
Tanimë pacienti i shëruar do të qëndrojë në shtëpi i izoluar për 14 ditë.
“I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkohë, mbrëmë u njoftua edhe për një pacient tjetër që u shërua nga koronavirusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




