Të gjithë qytetarët shqiptarë të bllokuar në Holandë për shkak të pandemisë së koronavirusit, duhet të kërkojnë zgjatjen e lejeqendrimit.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët në Holandë që nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë se duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatje të afatit të qëndrimit.
Vende si Austria, Danimarka, Belgjika dhe Zvicra kanë zgjatur lejeqendrimin për qytetarët e bllokuar deri në hapjen e kufijve, duke mos i penalizuar, por ky nuk duket të jetë rasti i Holandës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




