Ekonomi

Rreziku i vërtetë i pandemisë është kolapsi social

Branko Milanovic* – Që prej marsit të 2020-s e tërë bota po preket nga një e keqe me të cilën nuk po di si të përballet në mënyrë efektive dhe me një afat kohor zgjatjeje të këtij virusi për të cilin askush nuk mund të bëjë një parashikim serioz. Efektet zinxhirë të këtij virus nuk duhen parë si një problem që makroekonomia mund t’i japë zgjidhje apo ta shmangë. Për më tepër bota mund të përballet me një lëvizje themelore në natyrën e zhvillimit të ekonomisë botërore.

Kriza më imediate është ajo e njëkohshme e ofertës dhe kërkesës. Oferta (apo ndryshe prodhimi e furnizimi) është duke rënë sepse kompanitë po mbyllen apo janë duke reduktuar forcën e tyre punëtore për t’i mbrojtur këta të fundit nga infektimi me Covid-19. Interesat e ulta ndërkohë nuk mund t’i mbulojnë humbjet e shkaktuara nga punonjësit që nuk venë në punë. Kjo, pasi fabrika nuk mund të prodhojë gjë qoftë ditën, javën apo muajin e ardhshëm pa nisur puna tamam brënda ambienteve të punës.

Shoku i prodhimit (apo ofertës së produkteve e shërbimeve) është rritur në magnitudë si pasojë e uljes së kërkesës e cila është reduktuar nga mbyllja e njerëzve në shtëpi e nga masat e tjera izoluese që vendi ka marrë. Nëse ti mbyll një vend dhe ndalon trafikun ajror asnjë instrument i menaxhimit të kërkesës dhe çmimeve nuk mund t’i bëjë njerëzit të fluturojnë. Nëse njerëzit kanë frikë apo janë të ndaluar të shkojnë në restorante apo evente publike si pasojë e mundësisë se infektimit atëhere menaxhimi i kërkesës do të ketë një efekt shumë të vogël.

Bota po përballet me një lëvizje të thellë në mënyrën se si e realizon ekonominë e saj e drejt rrugës së një ekonomie më natyrale (apo ndryshe më vetë-sufiçente). Kjo lëvizje do të jetë shumë e kundërt me globalizimin. Teksa globalizimi përfshin një ndarje të forcës së punës midis ekonomive të zhvilluara e atyre jo të zhvilluara, një kthim në ekonominë më natyrale do të nënkuptonte lëvizjen e kombeve drejt vetë-sufiçencës. Kjo lëvizje nuk është e pashmangshme. Nëse qeveritë do të mund të kontrrollojnë apo kalojnë këtë krizë gjatë 6 muajve apo vitin e ardhshëm, bota do të kthehet në rrugëtimin e saj të globalizimit, pavarësisht disa gjërave që duhen riparë si përshëmbull zinxhirët e furnizimit.

Por nëse kriza vazhdon, globalizimi mund të ç’bëhet. Nëse kjo krizë zgjat akoma më shumë atëherë transporti i lirë i qytetarëve, produkteve dhe kapitaleve më shumë do të vështirësohet. Me kalimin e kohës kjo gjendje e mardhënieve midis vendeve mbase do të jetë normale. Interesa speciale do të ngrihen për ta mbrojtur këtë strukturë të re të sapoformuar si dhe frika e ndonje epidemie tjetër mund t’i motivojë nxitjet për vetëmjaftueshmëri.

Në krizën aktuale njerëzit që nuk janë bërë plotësisht të specializuar gëzojnë një avantazh. Nëse ti mund të prodhosh ushqimin tënd e nuk varesh nga ofrimi i të tjërëve i lëndës së parë, elektricitetit e ujit publik, ti jo veçse gëzon mbrotje nga ndërprerje të këtilla që rezultojnë nga këto kriza, ti gjithashtu kw shanse më të ulta për t’u infektuar. Nëse më pak i’a u ke nevojën të tjerëve aq më mirë është për ty e veçanërisht në këtë kohë me ekonomi të specializuar.

Zhvendosja e ekonomisë në atë natyrale drejtohet jo veçse nga faktorët ekonomikë por dhe nga faktorë më themelorë e shqetësues si frika nga ndonjë epidemi dhe nga vdekja.

Masat e ndërmarra nga qeveria për financimin e ekonomisë në krizë duhet gjithashtu të mbrojnë njerëzit që do humbasin punët e nuk do kenë asnjëgjë mbi të cilën të mund të ringrihen siç dhe ndodh zakonisht në ShBA ku nuk kanë e as sigurim shëndetësor pasi janë pushuar nga puna. Këta individë që nuk do mund të paguajnë faturat e tyre e do kenë vështirësi të tjera financiare do të krijojnë një efekt kaskade shoku në ekonomi.

Për më tepër ky impakt i rëndë i shaktuar nga virusi mund të çojë në një disentigrim shoqëror. Ata që mbeten të pashpresë, të papunë dhe pa aktive fare lehtë mund t’i kthehen kundër atyre që janë më mirë. Aktualisht rreth 30% e Amerikanëve kanë zero pasuri apo janë me minus. Nëse më shumë njerëz dalin nga kriza aktuale pa para, pa punë e pa akses në sistemin shëndetësor e bëhen të dëshpëruar dhe të nervozuar skena si ato të fundit ku të burgosurit dolën nga burgjet në Itali apo si vjedhjet e shumta që nisën pas uraganit të Katrinës në New Orleans të 2005-ës mund të kethehen në gjëra të zakonshme. Nëse qeveritë vendosin të përdorin forcat ushtarake ndaj protestave e sulmeve të pronës, shoqëritë mund të nisin të disintegrohen.

Kështu që objektivi kryesor i politikave ekonomike sot për sot duhet të jetë ndalimi i rrënimit të shtetit e çuarjes së saj në anarki. Shoqëritë e zhvilluara nuk duhet t’a lejojnë ekonomiksin, e veçanërisht fatet e tregjeve financiarë, t’i verbojë qeveritarët nga roli kryesor i politikave ekonomike që është mbajtja e lidhjeve të forta shoqërore nën këtë presion të jashtëzakoshëm që po përjeton ekonomia. / Foreign Affairs

*Branko Milanovic është studiues në Qendrën Stone për Pabarazitë Socio-Ekonomike dhe pedagog në “London School of Economics”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë