Lajme

Në Shqipëri 117 mijë persona në karantinë

Në Shqipëria janë rreth 120 mijë vetë që janë në të vendosur në gjendje karantine.

Shifra është 117 mijë e 711 persona dhe ajo është publikuar nga Kryeministri Edi Rama, që thotë se të gjithë personat në fjalë janë në karantinë të detyruar.

Është e paqartë nëse lista është me persona të kthyer nga Italia dhe Greqia javët e fundit, apo ajo përfshin edhe persona të tjerë që dyshohet se mund të kenë kontaktuar me persona të prekur me koronavirus.

Ndërkohë, vetëm 233 personave u është këshilluar vetëkarantinimi, ndërsa në një tjetër grafik, Rama ka publikuar uljen e nivelit të penaliteteve të ndërmarra për shkelësit e masave të sigurisë kundër përhapjes së virusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë