Zv.kryeministri Erjon Braçe e ka nisur ditën e sotme me një apel me shqiptarët, për të vazhduar izolimin.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Braçe thotë se nisja e kësaj jave përkon me kohën e inkubacionit të virusit çka mund të sjellë një numër më të lartë të infektuarish.
Prandaj ai bën apel për të qëndruar në shtëpi.
“Diell!
Por është java më e vështirë e mundshme;
Koha e inkubacionit përputhet me këtë javë, kjo mund të sjellë të tjerë njerëz të infektuar dhe ata mund të infektojnë edhe më shumë njerëz!
Ndaj #RRINESHTEPINETENDE!
Veçanërisht të moshuarit, fëmijët që bartin e transmetojnë, cilido tjetër që vuan nga patologji të tjera, të cilat të kombinuara me korona virus, vrasin!”, shkruan ndër të tjera zv.kryeministri Erjon Braçe.
Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 42.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.