Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në Tiranë 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe në shkelje të urdhrit për ndalim qarkullimi, si dhe 2 të tjerë për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.
Ndërsa në Durrës u procedura penalisht 1 drejtues mjeti, për mosbidje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për shtyp gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 mjete.
Pesë shoferë mësohet se janë arrestuar nga policia rrugore në kushte flagrancës. Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.
Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.
Prej datës 13 mars e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.
Në adresë të Policisë Rrugore ka pasur një bum telefonatash për shqetësimet e ndryshme që kanë qytetarët duhet të udhëtojnë. Janë përpunuar u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa në adresën e emailit [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



