Detina Zalli, kërkuese shkencore dhe pedagoge në Univeristetin e Oxford Angli, me një eksperiencë disavjeçare në kërkime mbi kancerin në Harvard e gjetkë, përmes një videoje jep shpjegimin shkencor rreth koronavirusit.
Më herët ajo ka shpjeguar për Gazetën “Si” se
1- Koronavirusi mund të ngjitet shumë parë se shfaqja e simptomave
2- VIRUSI nuk prodhohet më kur trupi fillon të sulmojë virusin me antitrupa
3- Mos ndani tualetin me dikë të infektuar!
Sa kohë mund të qëndrojë koronavirusi në sipërfaqe?
1- Nuk është e sigurt se sa koh.
2- Studimet sugjerojnë mund të qëndrojë në disa orë deri në disa ditë.
3- Varet nga lloji i sipërfaqes; temperaturës; lagështisë: Banjot janë mjedise mikpritëse. Koronaviruset e mëparshëm mund të qëndrojnë në sipërfaqe të ftohta me lagështi deri në 9 ditë.
4- Temperaturat më të larta ka të ngjarë ta degradojnë atë – por jo domosdoshmërisht.
SI MUND TË TRAJTOHET KORONAVIRUSi? ÇFARE OPSIONESH KEMI?
1. Siç e dimë, nuk ka ende vaksinë apo ilaçe antivirale.
2. Mund të përdoret një metodë e quajtur “serumi konvezent”.
Çfarë do të thotë kjo?
3. Korrja e antitrupave për luftimin e virusit nga gjaku i pacientëve të infektuar më parë dhe që janë shëruar (Johns Hopkins në Baltimore).
4. Metoda është përdorur prej më shumë se një shekulli:
• Gjatë epidemisë së gripit spanjoll të vitit 1918 ku transfuzioni i produkteve të gjakut të marra nga të mbijetuarit çoi në një rënie prej 50 përqind të vdekjeve midis pacientëve me sëmundje të rëndë.
• U përdor për sëmundjen e poliomielitit dhe fruthit dekada më parë, por që në 1950 me prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve antivirale metoda nuk u përdor më.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.