Në një kohë që në vendin tonë janë deri më tani 38 të prekur nga koronavirusi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vjen me një apel për qytetarët.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë urdhrin e qeverisë, për të evituar daljet dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Xhaçka ka zgjedhur një foto të një ushtaraku në terren, për të dhënë mesazhin e qartë, duke theksuar faktin që ‘t’i ndihmojmë djemtë tanë që ndodhen në krye të detyrës’.
“Qëndroni në shtëpi! Ndihmoni djemtë tanë në krye të detyrës!”, shkruan ministrja Xhaçka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




