Olimpiada e Tokios mund të spostohet në fund të vitit për shkak të koronavirusit. Kështu është shprehur ministri japonez Seiko Hashimoto, i cituar nga Independent. Sipas kushteve të marrëveshjes Japoni-IOC, lojërat duhet të mbahen brenda vitit 2020, pa specifikuar kur. “Kontrata parashikon që Lojërat të mbahen brenda 2020. Ky mund të interpretohet si një mundësi për ti spostuar ato, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi që të zhvillohen sipas parashikimit”.
Presidenti i Cio Tomas Bach, ka qëndrim krejt të kundërt, i sigurte se Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të zhvillohen me sukses, duke filluar nga 24 korriku. Emergjenca koronavirus po prek edhe sportin botëror, por Bach përsëriti – në hapjen e komitetit ekzekutiv Olimpik në Lozanë – “vendosmërinë e fortë për zhvillimin e Lojërave të suksesshme . Tani duhet të përgatitemi mirë” – ka nënvizuar Bach – për vendimet finale që duhet të marrim në qershor e për të bërë propozime gjatë Sesionit të Cio-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




