Martha Gellhorn isht korrespondente lufte nga Lufta Civile e Spanjës më 1939-ën, kur ra në dashuri me një tjetër korrespondent i quajtur Ernest Hemingway .
Çifti u shpërngul në Kubë dhe, Gellhorn u bë kështu bashkëshortja e tretë e Hemingway-it. Por, ndërsa Hemingway priste që Gellhorn të bëhej një bashkëshorte tipike e viteve ’40 dhe shtëpiake, Gellhorn vijoi të mbulonte konflikte në vende të largëta. Ai madje u përpoq t’i dëmtonte karrierën duke penguar akreditimin nga punëdhënësi i saj në mbulimin e pushtimit të Normandisë .
E vendosur të ishte aty ky ishte aksioni, Gellhorn arriti të futej në një anije spitalore dhe e u kyç në një banjë gjatë gjithë natës. Kur doli, pushtimi po ndodhte.
Mes atij kaosi prej tjetërbote, duke mos marrë parasysh pasojat personale apo profesionale, mësoi se duart e saj – çdo dorë – ishin të nevojshme. Mjeti ku rastësisht kishte hipur ishte i pari anije spitalore që mbërriti në betejë. Pasi u ankorua, ajo shërbeu ushqim dhe fasha, ujë dhe kafe dhe ndihmoi me përkthimin aty ku mundej.
Kur ra nata, ajo doli në breg në plazhin Omaha me një grup mjekësh – jo si gazetare, por si mbajtëse barelash – duke u zhytur në ujin e akullt, mbushur me kufoma, fill pas plasjes së minave, për të ndihmuar të plagosurit.
Gjatë gjithë natës ajo punoi, me duart me flluska, mendjen dhe zemrën të mbushur me pamje dhimbjeje dhe vdekjesh të cilat nuk do të mund t’i harronte. Më pas do të mësonte se secili prej qindra gazetarëve të akredituar, përfshi bashkëshortin e saj, ishin vendosur pas saj në Kanal, me dylbi, pa ia dalë dot deri në breg.
Tregimi i Hemingway-t shpejt u shfaq në Collier, pranë të sajit, me më shumë fitime dhe zhurmë, por e vërteta ish shkruar në rërë tashmë. Aty ishin 160 mijë burra dhe një grua. Gellhorn-i.Shumë shpejt, Hemingway njohu gruan e tij të katërt dhe Gellhorn-i vijoi të mbulonte luftërat deri në moshën 80 –vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.