Histori

Gazetarja e luftës që nuk iu bind Hemingway-it

Martha Gellhorn isht korrespondente lufte nga Lufta Civile e Spanjës më 1939-ën, kur ra në dashuri me një tjetër korrespondent i quajtur Ernest Hemingway .

Çifti u shpërngul në Kubë dhe, Gellhorn u bë kështu bashkëshortja e tretë e Hemingway-it. Por, ndërsa Hemingway priste që Gellhorn të bëhej një bashkëshorte tipike e viteve ’40 dhe shtëpiake, Gellhorn vijoi të mbulonte konflikte në vende të largëta. Ai madje u përpoq t’i dëmtonte karrierën duke penguar akreditimin  nga punëdhënësi i saj në mbulimin e  pushtimit   të Normandisë .

Usharët amerikanë i afrohen bregut të Normandisë, Francë, 6 qershor, 1944.  (AP Photo)

E vendosur të ishte aty ky ishte aksioni, Gellhorn arriti të futej në një anije spitalore  dhe e u kyç në një banjë gjatë gjithë natës. Kur doli, pushtimi po  ndodhte.

Mes atij kaosi prej tjetërbote, duke mos marrë parasysh pasojat personale apo profesionale, mësoi se duart e saj – çdo dorë – ishin të nevojshme. Mjeti ku rastësisht kishte hipur ishte i pari anije spitalore  që mbërriti në betejë. Pasi u ankorua, ajo shërbeu ushqim dhe fasha, ujë dhe kafe dhe ndihmoi me përkthimin aty ku mundej.

Gellhorn dhe Hemingway si reporterë lufte

Kur ra nata, ajo doli në breg në  plazhin Omaha me një grup mjekësh – jo si gazetare,  por si mbajtëse barelash – duke u zhytur në ujin e akullt, mbushur me kufoma, fill pas plasjes së minave, për të ndihmuar të plagosurit.

Gjatë gjithë natës ajo punoi, me duart me flluska, mendjen dhe zemrën të mbushur me pamje dhimbjeje dhe vdekjesh të cilat nuk do të mund t’i harronte. Më pas do të mësonte se secili prej qindra gazetarëve të akredituar, përfshi bashkëshortin e saj, ishin vendosur pas saj në Kanal, me dylbi, pa ia dalë dot deri në breg.

Gellhorn dhe Hemingway 

Tregimi i Hemingway-t shpejt u shfaq në Collier, pranë të sajit, me më shumë fitime dhe zhurmë, por e vërteta ish shkruar në rërë tashmë. Aty ishin 160 mijë burra dhe një grua. Gellhorn-i.Shumë shpejt, Hemingway njohu gruan e tij të katërt dhe Gellhorn-i vijoi të mbulonte luftërat deri në moshën 80 –vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë