Futboll

“Shpëton” Milan, KAS e rikthen në Europa League

Gjykata Arbitrazhit Sportiv, KAS ka shpallur vendimin e saj në lidhje me dënimin e klubit italian, Milan. KAS vendosur që klubi “kuq e zi” të rikthehet në Ligën e Europës, aty ku më herët e kishte siguruar pjesëmarrjen duke u renditur në vendin e gjashtë të Serie A. Ende nuk është publikuar vendimi i plotë i KAS, por sipas “Corriere Dello Sport”, gjykata në Lozanë ka vendosur që Milan të marrë pjesë  në sezonin 2018-2019 të Europa League. Pritet që “Djalli” t’ia hedhë vetëm me një gjobë nga Uefa, çka ishte ajo që përfaqësuesit e klubit kishin pretenduar, pasi mungesa në Europë për këtë vit do të thoshte një humbje prej 50 gati milion euro në buxhet.

Me këtë vendim të Uefa, Atalanta do duhet të luaj në “play of” të Europa League dhe Fiorentina nuk do mundet të luaj në, pasi më herët ishte futur si zëvendësuese e klubit milanez.

Besohet se një peshë shumë të madhe në këtë vendim të KAS ka qenë garancia ekonomike e grupit financiar, “ELIOT”, që prej më shumë se 10 ditë është në zotërim të klubit “kuq e zi”. Ky është një lajm i mirë për tifozët, por edhe vete klubin e Milan, që do mund të vijojë projektin e nisur sezonin e shkuar. Ditën e nesërme në mbledhjen e bordit drejtues, Milan pritet të vendosë edhe për strukturën e re drejtuese te klubit që fillimisht duhet të marrë bekimin e “Fondit Eliot”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë