Dje, në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e përfunduar me shifrat 1-2 në favor të bardhebluve. Një ndeshje plot emocion, ku ndërkohë që Kukësi po priste fundin e takimit, që të festonin fitoren, gjithçka ndryshoi brenda dy minutash. Një kryevepër e Tiranës ka bërë që në “Air Albania Stadium” festa të jetë e gjitha badheblu. Dy golat e Bathës dhe Torasës kanë zhvlerësuar avantazhin e Kukësit falë një autogoli të Vangjelit.
Ndeshja e mbushur me gola dhe emocione të mëdha, nuk ka qenë e thënë të përfundoj pa dhunë. Një stadium i mbushur, ku pa si fitues Tiranën, u arritën shifra rekord në shikueshmëri dhe në aspektin financiar. Gjithsesi, edhe pse takimi u luajt në një ambient perfekt, të dy tifozëritë kanë kalur limitet e sjelljes në një ambient modern të futbollit shqiptar.

Fillimisht ishin tifozët bardheblu, të cilët reaguan ashpër pas golit të Kukësit. Stola, shishe dhe sharje në kor. I gjendur në këtë situatë, gjyqtari ndërpret ndeshjen. Vetëm pas pastrimit të fushës, loja rinis. E njëjta skenë përsëritet në fundin e ndeshjes me tifozët verilindorë. Përmbysja e rezultatit ishte një goditje e rëndë për tifozerinë veriore. Duke mos pasur asgjë në dorë, ata gjetën të “hakmerreshin” me impiantin e ri. Shishe, stola të thyer dhe sende të tjera të forta.
Megjithëse demi ekonomik ende nuk është përcaktuar, mendohet se janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




