Futboll

VIDEO / “Air Albania Stadium” nuk i shpëton dhunës, 150 stola të thyer

Dje, në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e përfunduar me shifrat 1-2 në favor të bardhebluve. Një ndeshje plot emocion, ku ndërkohë që Kukësi po priste fundin e takimit, që të festonin fitoren, gjithçka ndryshoi brenda dy minutash. Një kryevepër e Tiranës ka bërë që në “Air Albania Stadium” festa të jetë e gjitha badheblu. Dy golat e Bathës dhe Torasës kanë zhvlerësuar avantazhin e Kukësit falë një autogoli të Vangjelit.

https://streamable.com/q2qb1

Ndeshja e mbushur me gola dhe emocione të mëdha, nuk ka qenë e thënë të përfundoj pa dhunë. Një stadium i mbushur, ku pa si fitues Tiranën, u arritën shifra rekord në shikueshmëri dhe në aspektin financiar. Gjithsesi, edhe pse takimi u luajt në një ambient perfekt, të dy tifozëritë kanë kalur limitet e sjelljes në një ambient modern të futbollit shqiptar.

Ndeshja e futbollit, Kukesi-Tirana, 1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Air Albania", ne Tirane

Fillimisht ishin tifozët  bardheblu, të cilët reaguan ashpër pas golit të Kukësit. Stola, shishe dhe sharje në kor. I gjendur në këtë situatë, gjyqtari ndërpret ndeshjen. Vetëm pas pastrimit të fushës, loja rinis. E njëjta skenë përsëritet në fundin e ndeshjes me tifozët verilindorë. Përmbysja e rezultatit ishte një goditje e rëndë për tifozerinë veriore. Duke mos pasur asgjë në dorë, ata gjetën të “hakmerreshin” me impiantin e ri. Shishe, stola të thyer dhe sende të tjera të forta.

https://streamable.com/g0vvc

Megjithëse demi ekonomik ende nuk është përcaktuar, mendohet se janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë