Futboll

Michel Platini: VAR nuk i zgjidh problemet, nuk sjell drejtësi

Ish-futbollisti francez dhe ish-presidenti i UEFA, Michel Platini, në një intervistë për Corriere della Sera, ka shprehur zhgënjimin e tij rreth përdorimit të Var , një sistem i implementuar për herë të parë në Botërorin Rusi 2018. Ky sistem redukton gabimet e mundshme që mund të behën nga arbitrimi gjatë një ndeshje. Sistemi ndodhet në qendrën e transmetimeve televizive të turneut, aty ku ndodhet salla e rishikimit në të cilën ndodhen 4 arbitra dhe 4 asistente video. Le Roi këmbënguli që metoda artificiale e lartpërmendur nuk sjell avantazhe në botën e futbollit, por përkundrazi zvogëlon besueshmërinë e tij.

 “ VAR nuk i zgjidh problemet, i zhvendos dhe nuk sjell asnjë lloj drejtësie . Futbolli nuk mund të arbitrohet me video. Ekrani shtrembëron perceptimin e episodeve individuale. Futbolli është një sport kontakti, ka shumë ndërhyrje të rregullta, që pasi kalohen në filtrat televizivë apo kur bëhen me pamje të ngadalësuara të japin idenë se janë të parregullta. Faulli duhet vlerësuar dhe gjykuar nga afër dhe në kohë reale. Var gjithashtu vret emocionin e golit, duke i detyruar lojtarët të festojnë pesë muaj më vonë dhe madje dy herë. Për një futboll më të drejtë dhe më të saktë, nuk duhet VAR, por një gjyqtar i mirë”, tha Platini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë