Shpërndarja e epidemisë së koronavirus tremb Olimpiadën. Shefi i komitetit organizator të Tokyo 2020, Toshiro Muto, e ka pranuar këtë fakt dhe nuk e fsheh frikën që lidhet me përhapjen e sëmundjes dhe pasojat e mundshme të saj, ku disa ndeshje kualifikuese janë anuluar ose transferuar. “Jam seriozisht i shqetësuar, për shpërndarjen e sëmundjes infektive, që mund të krijojë problem në rrugën drejt Lojërave. Shpresoj që virusi të eliminohet sa më shpejt”. tha drejtuesi japonez gjatë një takimi me zyrtarët e Komitetit Olimpik ndërkombëtar.

Qeveria japoneze, ka siguruar që po punon për të minimizuar ndikimin e koronavirusit në Lojërat që pritet të fillojnë më 24 korrik. Të premten e kaluar, Komiteti Olimpik Japonez hodhi poshtë lajmet se eventi do të anulohej për shkak të koronavirusit: “Ne kurrë nuk e kemi diskutuar idenë e anulimit. Tokio 2020 do të vazhdojë të bashkëpunojë me IOC dhe organizatat përkatëse dhe do të shqyrtojë çdo kundërmasë që mund të jetë e nevojshme “
Saburo Kawabuchi, kryetar i Fshatit ku do të qëndrojnë 11.000 atletë, shprehu gjithashtu shqetësimin e tij. “Shpresoj vërtetë që sëmundja infektive të zhduket në ndonjë mënyrë për të mundur të menaxhojmë Para olimpiadën e Olimpiadën”, ka thënë ai. “Në rastin më të keq, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbrojtur sportistët. Por problemet shtohen çdo ditë që kalon. Kufizimet e udhëtimeve do të shtojnë kaosin. Në Japoni nuk ka patur viktima nga epidemia.Ne po përballemi me të gjitha llojet e problemeve, mes të cilave infeksioni nga koronavirusi, sigurinë kibernetike dhe sistemet e transportit”, ka deklaruar Toshiaki Endo, zëvendës presidenti i komitetit organizator të Lojërave gjatë një konferencë për shtyp.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




