Ekonomi

Si do të ndryshojë koncepti ynë për punën e pagueshme

Teksa inteligjenca artificiale dhe automatizimi shumëfishohen, po kështu rriten edhe parashikimet se miliona punonjës do të ngelen të papunë, pasi detyrat e tyre mund të kryhen më me siguri dhe më lirë nga një makinë robotike.
Por vallë, a do të kemi apokalips robotik? Mbase ky zëvëndësim i punonjësve nga robotët mund të na sigurojë një mundësi që për herë të parë në gjeneratën tonë do të rishkruajë kontratën themelore të tregut të punës: Paga juaj pasqyron kontributin tuaj. Në këtë të ardhme alternative, robotët do të marrin përsipër pjesën më të madhe të punëve të rënda, duke çliruar miliona prej nesh në atë që ne me të vërtetë duam të bëjmë ose shoqëria me të vërtetë dëshiron të bëjë, nga rritja e fëmijëve, në shkrimin e poezive, në miqësimin e njerëzve të vetmuar etj


Çelësi për ta bërë këtë është “e ardhura universale bazike”, ose AUB (Ardhura Universale Bazike – Universal Basic Income), një shumë e madhe që çdo i rritur merr pavarësisht nga statusi i punës, të ardhurat apo aftësitë e tij. Propozimet e AUB-së datojnë që prej shekujsh, por interesi është rritur gjatë viteve të fundit. Advokuesit e majtë e shohin atë si zgjidhje të intensifikimit të pabarazisë të të ardhurave teksa automatizimi po eliminon disa punë si ato që kryhen nga punëtorët e linjës së prodhimit, shitësit, sekretarët etj. Advokuesit apo përkrahësit e djathtë e mendojnë si një alternativë më të rregullt, e më pak paternaliste ndaj programeve të panumërta që përbëjnë sistemin e përkrahjes sociale.

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike Andrew Yang

Përkrahësi më i spikatur është sipërmarrësi dhe kandidati i partisë demokratike për president, Andrew Yang, i cili shpesh paralajmëron audiencën se automatizimi do të fshijë miliona punë që sot paguhen mirë. Qëndra e fushatës së tij është “Dividenti i Lirisë”, 1000 dollarë që do i jepet falas çdo të rrituri ciladoqoftë situata e tij ekonomike apo shëndetësore.
Vlera dhe çmimi, sipas Andrew Yang, nuk janë e njëjta gjë. Disa nga punët më me vlerë që njerëzit bëjnë në shoqëri janë të papaguara, pra nuk kanë çmim. Dhe për shkak se është e papaguar është e kuptueshme se pse dhe njerëzit nuk shpenzojnë kohë duke i bërë këto punë, e zakonisht këto punë bëheshin nga gratë të cilat nuk i realizojnë më se janë jashtë shtëpisë duke fituar jetesën e tyre e të familjes.
Kritikët thonë se e ABU është kundër punës pasi ua lehtëson punonjësve braktisjen e punës. Në një intervistë Z. Yang e kundërshton këtë argument të dhënë nga kritikët, duke shpjeguar se kjo qasje është pro-punës por veçse se duhet zgjeruar koncepti i asaj çka ne mendojmë për punë në mënyrë që të kuptohet kjo ide. Andrew Yang shprehet, “Gruaja ime qëndron në shtëpi me dy djemtë tanë, njëri prej të cilëve është autik. Ajo bën një punë jashtëzakonisht të vështirë dhe që është tepër thelbësore e me vlerë për gjeneratat e ardhshme. Madje, unë mendoj se është ndoshta një milion herë më me shumë kontribut sesa shumë prej punëve që janë atje në të cilat dikush shfaqet nga ora nëntë gjer në pesë

Kufiri midis punës së paguar dhe asaj të papaguar ka qenë gjithmonë disi arbitrare dhe e diskutueshme. Më 1965 ekonomistët James Tobin dhe William Nordhaus, që të dy më pas fituan çmimin Nobel, vlerësuan se nëse aktiviteti i papaguar, përfshirë kujdesin për fëmijë, pastrimin e përgatitjen e ushqimit paguheshin, produkti kombëtar bruto apo GNP (i ngjashëm me GDP) do të ishte afro 50% më i madh .
“Gjatë asaj kohe, shumë nga ato punë filluan të paguheshin. Gratë filluan të futeshin në tregun e punës, madje nisën të paguanin persona të tjerë që të bënin ato punë që vetë gratë më parë i bënin falas. Midis viteve 1960 dhe 2000, pjesa e grave që ishin shtëpiake ra në 30% nga 56%, ndërsa pjesa e grave që paguheshin si punonjëse u rrit në 70% nga 40%”, shkruanin ekonomistët Nancy Folbre dhe Julie Nelson në Gazetën e Perspektivave Ekonomike në vitin 2000. “Kujdesi i paguar i fëmijëve, shtëpitë e kujdesit ndaj të moshuarve, bisedat terapautike dhe seksi në telefon janë vetëm disa prej shembujve të detyrave që kanë lëvizur nga fusha private e marrëdhënies familjare dhe shoqërore në botën publike të tregjeve ekonomike dhe qeverisë” , shtojnë ata.
Aspekti pozitiv i kësaj lëvizje është se kjo i dha grave liri të re ekonomike dhe personale. Dhe ndonjëherë punëtorët me pagë e bëjnë punën më mirë. Mund të marrim si shembull mësuesit e kopshteve shkollorë të cilët kanë trajnime që i mungojnë shumicës së prindërve. Aspekti negativ i kësaj është se shumë nga punët e reja të krijuara shkuan edhe për gratë që përfunduan me paga të dobëta. “Sektori i kujdesit të fëmijëve është i njohur për qarkullimin e lartë të punësuarve dhe cilësinë e dobët”, vunë në dukje znj Folbre dhe Znj. Nelson. Shumë prindër do të preferonin të qëndronin në shtëpi me fëmijët e tyre, por nuk e përballojnë dot financiarisht.
Disa argumentojnë se kjo do të thotë që shumë nga ajo që dikur ekzistonte jashtë tregut tashmë ështe bërë pjesë e tregut, dhe duhet të kthehet mbrapsht. “Tregu në mënyrë sistematike injoron shumë nga ato gjëra që ne dimë se janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, thotë Z. Yang. “Dhe këtu nuk e kam fjalën veçse për prindërimin, edukimin dhe kujdesin e treguar ndaj atyre grupeve shoqërorë që e kanë këtë neovjë. Ekzistojnë gjithashtu vullnetarizmat, artet, kreativiteti dhe sipërmarrja apo marrja përsipër e risqeve”, shton Z. Yang.

Edgar S. Cahn, PhD, Profesor i Jurisprudencës dhe ish-këshillues i Robert F. Kennedy


Një mënyrë se si ABU-ja mund të ringjallë vullnetarizmin, është përmes “bankave të kohës”. Fillimisht e propozuar në 1980 nga Edgar Cahn, një shkrues fjalimesh për senatorin Robert Kennedy-in, “bankat e kohës” janë kooperime në të cilat një anëtar i shoqërisë realizon një detyrë për dikë tjetër, si psh shoqërimi i një fqinji të moshuar tek doktori e si shpërblim merr pikë apo kredite të fituara që në këtë rast është një orë, aq sa dhe zgjat detyra e punës. Ky kredit apo kjo pikë një orëshe mund të përdoret për diçka tjetër si psh mësime pianoje nga një anëtar tjetër i shoqërisë. Këto pikë apo kredite nuk marrin formë fizike si paraja, ato paraqiten në një liber llogarie (apo ditar) i cili tani mund implementohet fare thjeshtë online.
Këto detyra të lartpërmendura nuk kanë mundur dot të zhvillohen përtej një tregu shumë specifik. Shumë nga ajo çfarë njerëzit kanë nevojë nuk mund të blihet me “kohën” apo kreditet e tyre të fituara si psh riparimet e makinave, kurimet nga mjekët, strehimi etj. Një prej bankave më të sukseshme është në Dane County të Wisconsin. Kjo bankë ka 2,800 anëtarë të regjistruar nga të cilët 100 i regjistrojnë aktivitetet në llogaritë e tyre në çdo kohë. Stephanie Rearick, e cila e themeloi bankën në 2005-ën, thotë se ABU mund të lirojë më shumë njerëz e t’i shtyjë ata që të bëjnë llojet e punës që ata dhe shoqëria me të vërtetë ka nevojë përmes bankës kohore. Z. Yang beson se vullnetarizmi, përmes bankave kohore, mund të nxitet më shumë falë të ardhurave bazike universale (ABU).

Think Tank i Microsoft

ABU nuk është ideja e vetme në rikonceptimin e tregut të punës. Në vend që të paguani njerëzit për punë në të cilat tregu nuk vendos një çmim, pse të mos vendosni një çmim në punën që tani është e papaguar? Kjo ide është duke fituar mbështetje me rritjen e platformave në internet. Kur kërkoni në Google, pëlqeni një postim në facebook apo dërgoni një postim në Twitter, ju jeni duke kontribuar në të dhënat që i bëjnë algoritmet e këtye platformave më të zgjuara si dhe më fitimprurëse për kompanitë që i përdorin të dhënat për të shitur reklama apo produkte. Glen Weyl, një ekonomist në think tank-un e brendshëm të Microsoft-it, dhe Jaron Lanier, një informaticient që merret me krijimin e realitetit virtual, thonë se përdoruesit duhet të paguhen për kontributin e tyre. Ata propozojnë krijimin e “ndërmjetësve të të dhënave individuale”, në thelb punonjës që do të negociojnë me kompanitë dixhitale në emër të përdoruesve të tyre në vendosjen e çmimit dhe kushteve në të cilat mund të përdoren të dhënat e tyre. “Një person në të ardhmen që do të ketë dalë në pension do të mund të fitojë një shumë të vogël nga secila prej qindra skemave të të dhënave në të cilat ka marë pjesë gjatë jetës së tij (si psh emërtimi i fotove apo detajeve brenda saj, komentet në produkte dhe pëlqimet e ndryshme që ka dhënë)”, kanë shkruar ata në Harvard Business Review 2018.
Barrierat politike dhe logjistike të të dyjave ideve të lartpërmendura janë shumë të vështira për t’u realizuar. Kompanitë dixhitale pohojnë se askush nuk është i detyruar të kontribuojë në të dhënat e tyre e njëkohësisht tregojnë se përdoruesit e tyre po marrin diçka të vlefshme nga përdorimi i këtyre platformave.
Sa për ABU-në, apokalipsi robotik është shumë larg. Papunësia është në një 50-vjeçar të ulët dhe rritja e produktivitetit, ku ndikimi i automatizmit duhet të shfaqet, është i ngadaltë. Përsa i përket kostos. Z. Yang thotë se e ABU do të financohet përmes tatimit 10% të vlerës së shtuar. Sipas tij rritja ekonomike dhe rritja e të ardhurave nga taksat do të mbulojnë shpenzimet e ABU. Kyle Pomerleau, një analist në Shoqatën e Taksave, një think tank që favorizon taksat e ulëta, është skeptik ndaj kësaj ideje. Ai vlerëson se Dividenti i Lirisë do të kushtonte 2.8 trilion dollarë në vit ndërsa taksat dhe kursimet e Z. Yang në programet e tjera neto të sigurisë do të mblidhnin vetëm 1.4 trilion dollarë.
“Z. Yang thotë se realizimi i të ardhurave bazike për këdo, do ta bëjë këtë ide politikisht shumë të popullarizuar. Por pikërisht universaliteti, fakti që do i jepet çdokujt, e bën tmerrësisht shumë të shtrenjtë e kërkon një taksë që nuk është parë ndonjëherë në historinë e Sh.B.A. –së”, shprehet në një koment Robert Greenstein, i Qendrës për Buxhetet dhe Prioriteteve të Politikave. Ai shqetësohet se e ABU do të devijojë burimet nga programet e rrjetit të kujdesit shoqëror, duke i lënë të varfërit më keq.
Askush nuk po thotë se rikrijimi i lidhjes së parasë me punën do të jetë i lehtë. Prapëseprapë, edhe në qoftë se këto ide kurrë nuk s’provohen, përparimi i shpejtë i teknologjisë garanton se do të ketë më shumë ide të ngjashme revolucionare në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë