Ne rrjet

Fotoja e ditës: Trump qëllohet me këpucë

E ashtuquajtura "Marrëveshja e Shekullit" e presidentit amerikan, Donald Trump, për paqen në Lindjen e Mesme u prit me reagime të ashpra në Palestinë dhe në të gjithë rajonit. Palestina dhe vendet kryesore myslimane nuk e pranuan.

Palestinezët kanë hedhur poshtë planin duke e quajtur atë një "komplot". Njëri prej tyre është fotografuar duke qëlluar më këpucë televizorin në momentin që presidenti amerikan prezantonte planin e tij për paqen në rajon.

Ish-presidenti Xhorxh W. Bush qëllohet me këpucë, Gazeta Si, 2020

Plani parashikon një shtet palestinez dhe njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi vendbanimet e Bregut Perëndimor. Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti "i pandarë" i Izraelit, por kryeqyteti Palestinez do të "përfshijë zona të Jerusalemit Lindor". Por sic mund të vëret edhe fotoja, për palestinezët plani është i papranueshëm.

Trump nuk është presidenti i parë amerikan që “trazon ujërat” në Lindjen e Mesme. Pas pushtimit të Irakut, ish-presidenti Xhorxho W Bush është qëlluar gjatë një konference për shtyp me këpucë nga një gazetarë irakian i cili kërkonte ndaljen e bombardimeve ndaj vendit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë