Federata Ndërkombëtare e Skive ka vendosur të anulojë garat e Kupës së Botës në program në 15 e 16 shkurt në Yanqing, për shkak të koronavirus. Një vendim që pritej duke qenë se në Kinë, gradualisht, po anulojnë të gjithë aktivitetet sportive deri në fund të shkurtit, në tentativën e evitimit të shpërndarjes më të madhe të virusit që deri tani ka vrarë mbi 130 persona. Kalendari parashikonte për skiatorët një dishezë dhe një superG e një test paraolimpik në prag të Olimpiadës dimërore të Pekinit në 2022.

FIS nuk ka komunikuar ende nëse garat do të rikuperohen, duke qenë se sezoni është gati të futet në gjysmën e dytë, edhe ku do të zhvillohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




