Ish-mesfushori i Southamptonit, Jhon Viafara, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kolumbia, për t’u përballur me akuzat për trafikim droge.
Viafara, 41 vjeç, i cili ka luajtur në Evropë me klube si, Portsmouth, Real Sociedad e Southampton, ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar në vendlindjen e tij. Ai akuzohet për transportimin e dy tonelatave kokainë drejt Amerikës, në vlerë prej 25 milionë eurosh dhe është mbajtur në paraburgim për 10 muaj.
Viafara dyshohet të ketë qenë ‘koka’ e grupit, duke përdorur anije të shpejta dhe aeroplanë të vegjël për të dërguar drogën në SHBA. Në grup, ai njihej si “Futbollisti” dhe kishte për detyrë që të paguante transportuesit e të vendoste kontakte për dërgimin e ngarkesave të drogës në Amerikën Qendrore.
Përpara se të dërgohej me aeroplan drejt SHBA-ve, ai dha një intervistë, ku ndër të tjera deklaronte: “Dikur ndaja dhomën me Messin, por tani jam në një dhomë me dikë që ka qenë në luftë në vendin tonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.